Joe Biden detyrohet ta ndërpresë fushatën pasi rezultoi pozitiv me Covid 19. Mediat amerikan raportojnë se presidenti pritej të mbante fjalim në një tubim me përfaqësuesit e hispanikëve por u anulua. Ai është futur në izolim në Delaëer. Ai ishte në Las Vegas kur zbuloi infektimin. Mësohet se presidenti ka simptoma jo të rënda. Ai është i vaksinuar dhe ka marrë dozë përforcuese njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Vetë ai u tha gazetarëve se ishte mirë.
Kjo është një tjetër e papritur që i jep goditje fushatës së Biden i cili është në presion nga partia e tij për tërheqje pas shfaqjes së dobët që pati në debatin me rivalin republikan Donald Trump.