
Ivanka Trump ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e 45-vjetorit të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, duke e përshkruar atë si një njeri që udhëheq me mendje, vizion dhe zemër.
Në postimin e publikuar në Instagram, Ivanka shprehet mirënjohëse që feston e rrethuar nga njerëzit që e njohin dhe e duan më shumë Jared-in, ndërsa thekson rolin e tij në familje dhe përkushtimin ndaj fëmijëve.
“Ti udhëheq me mendim, vizion dhe zemër, dhe për familjen tonë je po aq i qëndrueshëm, i dashur dhe i përkushtuar sa në gjithçka tjetër që bën”, shkruan Ivanka Trump, duke shtuar se fëmijët e tyre po mësojnë prej tij çfarë do të thotë angazhim, siguri dhe përkushtim i qetë e i vazhdueshëm.
Ajo e cilëson këtë si trashëgiminë më të madhe të Jared Kushner, mbi çdo arritje tjetër, ndërsa në fund të mesazhit shprehet:
“Ndjehem pafundësisht mirënjohëse që ndërtoj jetën time pranë teje”.
Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente pozitive, duke rikthyer në vëmendje një nga çiftet më të njohura të politikës dhe biznesit amerikan.






