Në postimet e Ivanka Trump gjendet dhe një foto e saj me të birin dhe Sazanin pas tyre gjatë perëndimit të diellit. Eshtë foto që e ka çdo shqiptar e tashmë edhe vajza e njeriut më të fuqishëm të globit.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe dy imazhe mahnitëse nga bregdeti shqiptar, konkretisht nga zona e Zvërnecit në Vlorë. Në instastory-n e publikuar vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar një foto ajrore të bregdetit të virgjër dhe pyllit karakteristik të Zvërnecit, të shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë por domethënës: “Albania ❤️”.

Ky postim vjen në një moment kur zona e Zvërnecit është në fokus të projekteve të reja zhvillimore dhe pritet të jetë një nga destinacionet ku priten investime të rëndësishme nga jashtë, përfshirë dhe nga familja Trump.

Ndërthurja e natyrës së paprekur, lagunës dhe vijës bregdetare e bën këtë zonë një perlë të pazbuluar për turizmin elitar, ndërsa postimi i Ivanka Trump përforcon më tej interesin ndërkombëtar për potencialin e Shqipërisë si destinacion investimesh dhe pushimesh.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu