
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet e saj sociale pamje nga vizita e fundit në Shqipëri.

Në postimet e publikuara, Ivanka shfaqet në disa prej destinacioneve më piktoreske të vendit, përfshirë Plazhin e Porto Novos, pamje panoramike me sfond ishullin e Sazanit, si edhe momente nga vizita në Manastirin e Zvërnecit.
View this post on Instagram
Ajo duket e mahnitur nga bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore shqiptare, ndërsa një prej videove e ka shoqëruar me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”, duke tërhequr vëmendjen dhe reagime të shumta nga ndjekësit.

Ivanka Trump ndiqet nga rreth 8.7 milionë persona në Instagram, çka e bën postimin e saj një promovim të rëndësishëm ndërkombëtar për turizmin shqiptar.






