Prindërit e një djali të dënuar për përdhunimin e një shoqeje të klasës në një shkollë në Siena, duke e joshur në dollapin e institutit, janë dënuar me dëmshpërblim prej rreth 27 mijë eurosh. Kështu shkruan Corriere Fiorentino.

Gjyqtarët e gjykatës së Firences konsideruan përgjegjës prindërit e djalit, i cili në atë kohë ishte i mitur për mos edukimin e duhur, të ashtuquajturin “culpa in educando” të nenit 2048 të kodit civil për përgjegjësitë prindërore.

yacht hotel sarande

16-vjeçari në vitin 2022 është dënuar për sulm të rëndë seksual. Pas dënimit, viktima dhe prindërit e kërkuan  dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh nga djali, prindërit e tij dhe shkolla si dhe Ministria e Arsimit. Gjykata e Firences urdhëroi më pas një vlerësim mjeko-ligjor dhe ia la përgjegjësinë e vetme djalit dhe prindërve të tij, të cilët nuk kanë vëzhguar sjelljen e djalit të tyre, nëpërmjet edukimit korrekt të bazuar në respektin për të tjerët dhe femrat veçanërisht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu