Arezzo- Një gjyshe fiton 100 mijë euro në lotarinë Gërvish dhe Fito (Gratta e Vinci), falë biletës që i tregoi me gisht mbesa e saj në një kioskë, duke bërë që e gjithë qyteti të flasë për këtë.

“Fëmija – thotë shitësi, Anthony Brucato – ndoshta nuk e kuptoi plotësisht dhuratën që i bëri gjyshes. Ajo buzëqeshte ndërsa gjyshja, me mosbesim, shikonte biletën, por duke qenë e vogël ndoshta nuk kuptoi madhësinë e fitimit dhe sa fatlume ishte.” Ngjarja ndodhi para syve të menaxherit. Gjyshja, kliente mjaft e rregullt e kioskës hyri si herë të tjera së bashku me mbesën dhe bleu një Gërvish dhe Fito.

Ajo nuk e zgjodhi vetë biletën, por i kërkoi fëmijës të tregonte cilën të marrë. Mbesës i pëlqeu një biletë, gjyshja e bleu dhe pastaj e gërvishi: fitimi ishte 100 mijë euro.

“Kur e kontrolluam, ishin me të vërtetë 100 mijë euro. Ia thashë menjëherë: zonjë, mos e humbisni, është e vërtetë. I shpjegova çfarë duhet të bëjë, kohët dhe procedurat në bankë. Por ajo ishte e emocionuar, pothuajse e hutuar, dhe vazhdonte të mos besonte syve të saj.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu