Babai kishte lënë fëmijën 1 vjeç në makinë vetëm mes të nxehtit dhe kur u kthye nuk e gjeti më gjallë.
Ngjarja tragjike ndodhi në provincën Marcon të Venecias. Vajza kishte qëndruar për disa orë në parkim siç raportohet gabimisht , dhe kur u kthye i ati e kuptoi se ajo ishte brenda në makinë ndërkohë që duhet ta kishte çuar në një qendër verore për të vegjël. Ai thirri ambulancën por 1-vjeçarja nuk ia doli njofton tgcom.
Kjo është viktima e dytë në Itali që prej kalimit të ligjit kundër brakstisjes së fëmijëve në makinë. Ai detyron prindërit të marrin masa te ulëset e fëmijëve deri 4 vjeç në mënyrë që të mos i harrojnë ata në makinë.