Në brigjet e Sierra Leones, jeta po zhbëhet çdo ditë nga fuqia e pandalshme e oqeanit. Hassan Kargbo, një peshkatar nga ishulli i Nyangit, qëndron deri në gjunjë në ujë dhe tregon me dorë përreth: “Kjo ishte toka ime, këtu ishte shtëpia ime,” thotë ai me një zë të dridhur.

Ishulli, që dikur ishte shtëpia e dhjetëra familjeve peshkatarësh, po zhduket me shpejtësi nga erozioni dhe rritja e nivelit të detit, fenomene që banorët e përjetojnë çdo ditë në kurriz të tyre.

“Kjo ujë na shkatërron çdo ditë, dhe ne nuk kemi ku të shkojmë,” thotë me dhimbje Amidou Bureh, kryetari i komunitetit të vogël që ka mbetur në ishullin që zvogëlohet dita-ditës.

Pamjet dramatike dhe dëshmitë e banorëve tregojnë një realitet të frikshëm: toka e tyre zhduket para syve, shtëpitë rrëzohen, jeta siç e njihnin po shuhet.

Nyangui është një nga shumë komunitete në Afrikën Perëndimore që po përballen me pasojat e drejtpërdrejta të krizës klimatike, ndërsa bota duket ende e ngadalshme për të marrë masa konkrete.

Banorët kërkojnë ndihmë urgjente për t’u zhvendosur dhe për të rindërtuar jetën e tyre, por deri tani thirrjet e tyre janë përplasur në heshtjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu