Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 32”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, lindur në Tiranë, u lokalizua dhe u vu në pranga në kryeqytet, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ky operacion u zhvillua si pjesë e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane, me synim kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të shtetasve të kërkuar për vepra penale.

Gjykata e Mesinas në Itali e ka dënuar në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale të kanosjes, zhvatjes dhe posedimit të kundërligjshëm të armëve të ftohta. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët italianë për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 32”.

I dënuar në Itali, për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 32”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu