Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-Presidentin Ilir Meta, si dhe “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

yacht hotel sarande

Për të njëjtën dosje janë nën hetim edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Monika Kryemadhi dha një deklaratë për media pasi GJKKO rikonfirmoi masat e sigurisë për të dhe Ilir Metën.

“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta?! Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes”, tha Kryemadhi.

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se vendimi për të lënë në qeli presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i pritur.

“Ne bëmë mbrojtjen tonë.Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate.”

Në lidhje me tensionet në seancë ai tha se Meta në asnjë moment nuk e ka humbur qetësinë.

“Nuk e humbi qetësinë. Argumenti thuhet me zë të lartë. Është në të drejtën e tij”, tha Gjokutaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu