Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dy ditore në Kosovë, të cilën Dhomat e Specializuara ia mundësuan pas vdekjes së babait.

Para pak qastesh, ai është larguar nga zyra e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku ka qëndruar gjatë natës.

Derisa Thaçit po largohej nën masa të rrepta sigurie, grupi i te rinjve që ishin mbledhur për të protestuar thërrisnin emrin e tij dhe të UÇK-së.

Ky grup i te rinjve gjatë protestës mbanin në duar parullat: “S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”.

 

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovës, ai është vizituar nga familjarët e tij.

Fillimisht, ai ka pasur një vizitë nga tre vëllezërit e tij dhe më pas është vizituar edhe nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi.

Pas vizitës, Gani Thaçi ka folur shkurt për media, duke thënë se ish-presidentit është mirë me shëndet.

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, ka deklaruar ai.

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia ka lejuar ardhjen në Kosovë.

Dje, fillimisht ai ka bërë homazhe te varri i babait, duke vendosi kurora lulesh.

Më pas, ai është lejuar të shkoi në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë për disa orë.

Në ditën e parë të vizitës se tij, jehonë të madhe ka bërë mesazhi që Thaçi kishte shkruar në kurorën që ka vendosur te varri i babait të tij.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishte shkruar në kurorë.

Fotografia e kurorës është shpërndarë nga qytetarë të shumtë e zyrtarë të të lartë të PDK-së.

Vizita e Thaçit të varri i babait të tij është shoqëruar me masa të rrepta të sigurisë.

Njësia speciale e policisë se EULEX-it, të maskuar e me armë të gjata i kanë qëndruar pranë vazhdimisht.

Kjo ka nxitur reagime të shumta.

Madje, ish-eprori i UÇK-së, UK Lushi, ka thënë se këto masa tregojnë se ish-presidenti po torturohet nga Gjykata Speciale në emër të Kosovës.

Për këtë, ai ka kërkuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Le ta dijë çdo njeri në botë që ky njeri është duke u torturuar në emër të Kosovës. Le ta dijë çdo shtetas i Kosovës që nuk reagon: prej Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe çdo torturuesi tjetër nga Kuvendi, PDK dhe fëmija më i vogël në Kosovë, që Gjykata Speciale po e torturon njeriun tonë sepse ju po heshtni ndërsa torturat ndaj njerëzve tanë po bëhen në emrin e popullit të Kosovës. Si e keni ndërgjegjen dhe a do t’ju merr gjumi ndërsa heshtni miliona shtetas të Kosovës?”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu