
Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike.
Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka pranuar ofertën e Universitetit të Harvardit që është universiteti më i vjetër në SHBA dhe vlerësohet si një nga më prestigjiozët në botë.
Policia jep detajet e operacionit në Durrës: Aldi Mustafa (pjesë e grupit të “Rrumit të Shijakut”) u kap me armë gati për qitje, shoqërohet edhe Arbi Haxhija
Lajmin e bën me dije vetë Bushati në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se do t’i bashkohet Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit të paktën për këtë vit akademik.
NJOFTIMI I BUSHATIT
Universiteti i Harvardit është fuqia e mendimit dhe zemra e ideve novatore
Kam patur fatin të jem dy herë në Harvard. Si ministër, ku kam mbajtur një fjalë me studentët për sfidat me të cilat ndeshet Europa Juglindore, dhe më herët si pjesëmarrës i një programi ekzekutiv për negociatat.
Është nder dhe kënaqësi për mua, që kësaj radhe t’i bashkohem Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit për këtë vit akademik, duke u angazhuar në projekte kërkimore dhe në një cikël leksionesh me studentë, pedagogë dhe studiues, mbi rolin e marrëdhënieve SHBA-BE në konsolidimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore.
Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, e themeluar në 1958 nga Henry Kissinger dhe Robert Boëie, është institucioni më i madh i kërkimit në Universitetin e Harvardit lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ajo është pikë takimi e akademikëve dhe njerëzve të praktikës nga e gjithë bota, duke pasqyruar në këtë mënyrë një angazhim të hershëm për të lidhur në jetë studimet me praktikën. Kësisoj, e konsideroj një eksperiencë të vyer pasi jo vetëm do të kem mundësi të kontribuoj bazuar në përvojën time, por edhe të mësoj nga të tjerët.
Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ka pësuar goditje të fortë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit të ripërtërirë në Lindjen e Mesme.
Për rajonin tonë, pasojat janë të qarta, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe çështjet e pazgjidhura të shtetësisë.
Mirëpo momenti aktual është tejet sfidues pasi ekspozon një hendek: nevoja për bashkërendim SHBA-BE në rajonin tonë vijon të jetë e madhe, ndërkohë që hapësira për bashkëpunim mes tyre duket se po ngushtohet.
Ndaj është e rëndësishme të shqyrtohen politikat, instrumentet dhe modelet e bashkëpunimit SHBA-BE në Europën Juglindore, në funksion të një agjende transformuese dhe konsolidimit të projektit europian të rajonit./oranews