
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se Rrumbullaku ka hyrë në institucion rreth mesditës, por ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij nga prokurorët e posaçëm. SPAK deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare mbi objektin e hetimit apo statusin procedural me të cilin ai është marrë në pyetje.
Pritet që detaje të mëtejshme të bëhen publike gjatë orëve në vijim, ndërsa interesimi i mediave në hyrje të SPAK mbetet i lartë, për shkak të funksionit të rëndësishëm që Rrumbullaku ka mbajtur deri pak muaj më parë në krye të Policisë së Shtetit.




