Ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre. Çyrbja ishte sërish sot në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre në 4 raste, nga një kallëzim i bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në vitin 2021.

Raportohet se ish-deputeti i PS-së, do të përballet në gjykatë me akuzën për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtor i ZVRPP Durrës të ngritura nga zyrtarë të PD-së.

yacht hotel sarande

Kujtojmë që ditën e djeshme (10 Tetor), Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, me pretendimin se ishte i sëmurë dhe se duhet të fokusohej tek shëndeti i tij.Ai hoqi dorë nga mandati dy ditë pasi SPAK më 8 Tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu