
Forcat e Islamic Revolutionary Guard Corps (Garda Revolucionare Islamike e Iranit) kanë deklaruar se kanë kryer një sulm raketor ndaj objektivave institucionale izraelite, mes tyre zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selia e komandës së Forcave Ajrore të Izraelit.
Sipas një deklarate të publikuar nga agjencia iraniane Tasnim News Agency, sulmi është përshkruar si “i papritur” dhe “i synuar me kujdes”.
“Zyra e Kryeministrit të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore janë sulmuar dhe goditur rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa”, thuhet në deklaratë.
Sipas të njëjtit burim, mbijetesa e Netanyahu-t mbetet “e pasigurt” dhe nuk dihet fati i tij pas sulmit.
Deri në këto momente, autoritetet izraelite nuk kanë konfirmuar publikisht nëse zyra e kryeministrit apo komanda kryesore e Forcave Ajrore janë goditur, ndërsa situata mbetet e paqartë.
Zhvillimi vjen në një klimë tensioni të lartë mes Iranit dhe Izraelit, me rritje të ndjeshme të përplasjeve ushtarake në rajon.






