
Shqipëria u përfaqësua sonte në skenën madhështore të Eurosong nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” duke siguruar një vend në finalen e madhe të 17 majit.
View this post on Instagram
Emocion, krenari dhe një shpërthim reagimesh pozitive – Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës.
Me një skenografi elektrizuese dhe një kombinim autentik të muzikës tradicionale shqiptare me elemente moderne elektronike, Shkodra Elektronike rrëmbyen vëmendjen e publikut evropian dhe votat e mjaftueshme për të kaluar më tej.