Interi ka triumfuar bindshëm mbrëmjen e sotme në “San Siro” ndaj Bolonjës, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke marrë kryesimin e Serie A.

Zikaltërit dominuan takimin gjatë gjithë 90 minutave, duke kontrolluar lojën dhe duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Golave për Interin u shënuan nga Zielinski, Martinez dhe Thuram, ndërsa për Bolonjën golin e vetëm e realizoi Castro.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e parë të Serie A me 39 pikë, i ndjekur nga Milani me 38 pikë./tema

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu