Inter Miami i udhëhequr nga Lionel Messi u shpall për herë të parë kampion i Major League Soccer.

Skuadra nga Florida mundi me rezultatin 3–1 Vancouver Whitecaps e Thomas Müller.Në këtë arritje të skuadrës, ku president është David Beckham, meritë të veçantë ka Messi me 35 gola të shënuar dhe 24 asiste, duke e mbyllur i pari në të dy këto renditje. Festa pas këtij suksesi ishte e merituar për Inter Miami, një klub i themeluar në 2018.

 

Lionel Messi shpallet kampion i Major League Soccer pas 10 herëve me Barcelonën në Spanjë dhe dy herë në Francë me Paris Saint-Germain.

Synimi i radhës për Messin natyrisht mbetet Botërori 2026, ku do të mbrojë titullin e fituar me Argjentinën në 2022 në Katar./Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu