Platforma ChatGPT po përballet me një ndërprerje të gjerë sot, duke ndikuar në qasjen dhe funksionalitetin bazë të shërbimit për mijëra përdorues anembanë globit. Të dhënat paraprake tregojnë se në Indi, 82% e raporteve të përdoruesve lidhen me pamundësinë për të përdorur funksionet bazë të chatbot-it, ndërsa në SHBA, 93% e ankesave pasqyrojnë të njëjtin problem.

Ndërprerja nuk ka kursyer as Shqipërinë, ku përdorues të shumtë kanë raportuar se nuk kanë pasur akses në ChatGPT që prej orës 11:30. Pavarësisht përpjekjeve për rifreskim apo përdorim nga pajisje të ndryshme, shërbimi vazhdon të jetë i padisponueshëm për shumëkënd.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga zhvilluesit për shkakun e saktë të kësaj ndërprerjeje, por ekipi teknik pritet të publikojë një përditësim së shpejti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu