Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij lidhur me sigurinë në shkolla deklaroi se Inteligjenca Artificiale do të implementohet në çdo sistem arsimor në vend.
Ai nënvizoi se ky sistem i ri do të jetë mjaft i dobishëm, duke bërë që asgjë të mos shpëtoj nga ajo që ndodh në shkollë, në mënyrë që siguria dhe cilësia arsimore të jetë në një tjetër nivel.
“Një gjë dua t’ua them me siguri të plotë bazuar në fakte e jo opinione, Shqipëria dhe mundësitë që kemi sot janë të atilla që asgjë nuk është e pamundur për ne, për të bërë që në rrugën drejt Shqipërisë 2030 t’i përmbushim edhe ato gjëra që janë të papërmbushura, që nga pagat e mësuesëve që me patjetër duhet të rriten ende deri te detajet e domosdoshme të të gjithë prcesit që sot mungojnë dhe për t’i vënë pikën te rritja domethënëse të kapaciteteve të sigurisë që ne do e bëjmë realitet me atë project që tha minsitri. Ne kemi kamera në shkolla, por janë të pamjaftueshme dhe patjetër duhen pasuar me një system monitorimi me kamera të të gjithë mjedisit të brendshëm të shkollës, gjitha klasave dhe jo vetëm monitorimi po edhe përmes inteligjencës artificiale për t’i dhënë në kohë reale ekipit drejtues të shkollave një sintezë të problematikave të shfaqura dhe në këtë mënyrë ato fenomene që sot i luftojmë me sy, me këtë ndërveprim, do mund t’i luftojmë duke pasur një instrument shumë shumë të rëndësishëm, që faktikisht i jep oficerit të sigurisë në shkollë shumë më tepër se ç’mund të kapë me dy sytë e tij”, tha ai.
Nga ana tjetër, ai bëri thirrje ndaj mësuesve dhe prindërve që të kenë kujdes të shtuar ndaj ekspozimit të fëmijëve të tyre në rrjete sociale, kjo për shkak të informacionit jo të verifikuar që mund të brendësojnë.
“Duhet të mbrojmë veten, duke të mbrojmë fëmijët nga ekranet e smartphonëve dhe telefonëve ku hyn llumi i pandalshëm i lloj lloj imazheve, informacioneve të paverifikuara, lajmeve të rreme, shpifjeve e manipulimeve, Është vërtetë një sfidë shumë shumë e madhe, që ka vetëm një mënyrë për t’iu përgjigjur duke u përpjekur të gjithë aty ku e kemi vijën e frontit për të bërë më mirë”, tha ai.
Po ashtu, Rama theksoi se rrogat e mësuesëve do të jetë prioritet i qeverisë./vizionplus.tv
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu