Gjatë muajit Tetor të këtij viti sipas statistikave zyrtare rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 1 milionë e 382 mijë shtetas të huaj dhe shqiptarë. Sipas INSTAT ky tregues ka pësuar rritje me 9,6%, krahasuar me Tetorin e vitit 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është mbi 761.636 persona ose 9,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

yacht hotel sarande

Të ndarë sipas rajoneve, INSTAT thekson se në Tetorin e këtij viti, 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71% të hyrjeve të vizitoreve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13%.

Në 97% të rasteve të hyrjeve të vizitorëve të huaj në Shqipëri janë për pushime apo vizitë tek të afërmit, duke rezultuar që ky tregues në Tetor ka shënuar rritje me 8,7%, krahasuar me Tetorin e 2023. Gjithashtu sipas INSTAT, rritje të ndjeshme në muajin Tetor kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale.

Përgjatë periudhës Janar-Tetor 2024 vendin tonë e kanë vizituar mbi 10.4 milionë vizitorë të huaj duke thyer rekordin e vitit 2023.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu