Në tremujorin e parë të këtij viti, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore shënon 2 083 050 pasagjerë, kundrejt mbi 1,9 milionë pasagjerëve që udhëtuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, në këtë fillimviti numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjat ajrore u rrit me 9,1 % krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë kësaj periudhe rritje kanë shënuar edhe volumet e mallrave të transportuara me rrugë ajrore.

Volumi i mallrave, duke përfshirë edhe postën të hyrë dhe të dalë, nëpërmjet transportit ajror rezultoi në 550,5 tonë, nga të cilat 74,5% janë mallra të hyrë dhe 25,5% janë mallra të dalë.

Volumi totali i mallrave për tremujorin e parë 2025, u rrit me 10,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Në transportin ajror gjatë kësaj periudhe kanë operuar 19 shoqëri ajrore, nga të cilat 18 janë të huaja dhe 1 shqiptare.

Sipas INSTAT, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 65 146 avionë nga të cilët 79,5% e tyre e zë numri i mbikalimeve./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu