Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një inspektim në spitalin rajonal të Lezhës.

Gjatë vizitës, Rama u shpreh se për këtë spital nuk i vijnë shumë ankesa nga qytetarët, duke e cilësuar punën e stafit si pozitive.

“Shoh që spitali i Lezhës tani është mjaft mirë. Nuk më vijnë shumë ankesa dhe mendoj që keni krijuar respekt me punën tuaj”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Shqipëria ka mjekë dhe infermierë shumë të mirë, por problematika kryesore e sistemit shëndetësor mbetet menaxhimi.

“Ne kemi mjekë shumë të mirë, por problemi është menaxhimi në krahasim me vendet e tjera. Jemi të rinj në këtë traditë, por është diçka që po përmirësohet me kohën”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndaloi edhe te rëndësia e decentralizimit të shërbimeve, duke vlerësuar krijimin e bërthamave për trajtimin onkologjik dhe ofrimin e kimioterapisë pranë pacientëve.

Ai shtoi se rritja e pagave në sektor është ndikuar nga rritja ekonomike dhe se priten mundësi për rritje të mëtejshme në të ardhmen.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu