Mbi 100 fëmijë në Indi janë sëmurë pas konsumimit të drekës në shkollë ku u gjet një gjarpër i ngordhur në ushqim.

Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, kuzhinieri e ka hequr zvarranikun e ngordhur dhe ka vazhduar me shërbimin e drekës.

Mbi 500 fëmijëve në qytetin Mokama, Bihar në Indinë lindore u është servirur ushqimi. Pasi fëmijët u sëmurën, vendasit bllokuan një rrugë për të protestuar.

Komisioni e cilëson çështjen si “shkelje të të drejtave të njeriut të nxënësve” dhe brenda dy javësh ka kërkuar një “raport të detajuar”nga autoritetet ku të përfshihet edhe “gjendja shëndetësore e fëmijëvee”.

Vaktet falas në shkollë u vendosën për herë të parë në vitin 1925 në Chennai për fëmijët e varfër. Kjo skemë kishte si qëllim mposhtjen e urisë dhe rritjen e pjesëmarrjes në shkolla. Nga ana tjetër, ka pasur ankesa për higjienën ushqimore.

Në vitin 2013, ushqimi i kontaminuar shkaktoi vdekjen e 23 fëmijëve në Bihar. Policia tha se në analizat shkencore ishte gjetur nivel “tejet toksik” i një pesticidi./tvklan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu