Një incident është raportuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota.

Lidhur me këtë ngjarje, ka ardhur edhe një reagim nga drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe.

Përmes një video-mesazhi, Braçe ka deklaruar se Belind Këlliçi dhe së bashku me demokratë të tjera kanë goditur një grua dhe se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.

Pjesë nga fjala e Erion Braçe:

“Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën ‘Marko Koçaj’ në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më 21 janar.

Belind Këlliçin e kam ftuar unë brenda zyrës, i kam hapur frigoriferë, i kam treguar plaçka, kokoshka, ushqime dhe më ka thënë: ‘Unë nuk dyshoj që ti ke blerë vota apo që ke vjedhur vota. Nuk e bën ti këtë. As ti, as Pandeli Majko, as Fatmir Xhafaj’.

Në zonën time jo që nuk janë blerë vota, por nuk janë harxhuar kurrë lekë. Nuk e bëj unë. Belindi dhe soji tij e bën këtë gjë, unë jo. Nuk ka një provë të vetme të akuzoj njerëz nga PS në njësinë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik, të ketë blerë një votë. E vërteta është krejt ndryshe. Banda shëtitëse e Belind Këllicict… Kanë goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia në sy të Belind Këlliçit janë vetëm një pako kokoshka. Dhe ato i hapa unë që të kontrollohej nëse kishte lek aty brenda. Mbrapa më ke.”/opinion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu