
Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me incidente në Shqipëri, ku 17 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitali Universitar i Traumës si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike.
Sipas burimeve spitalore, 16 nga të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali, duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një person vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve për shkak të dëmtimeve më të rënda.
Autoritetet shëndetësore kanë përsëritur apelin për qytetarët që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike, duke theksuar se këto materiale përbëjnë rrezik serioz për shëndetin dhe jetën, veçanërisht kur përdoren pa masa sigurie.
Ngjarje të tilla përsëriten pothuajse çdo vit gjatë festimeve të fundvitit, duke vënë në vështirësi shërbimet spitalore dhe emergjencat mjekësore.




