
PORTLAND, OREGON – Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një incidenti të rëndë që përfshiu agjentë federalë të emigracionit në Portland, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.
Sipas njoftimit zyrtar, zyra lokale e FBI në Portland po heton një rast të ndodhur rreth orës 14:15 me orën lokale. Në incident janë përfshirë agjentë të Customs and Border Protection, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Nga ana e saj, Portland Police Bureau njoftoi se efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë gjetur një burrë dhe një grua me plagë të dukshme nga armë zjarri. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende e panjohur.
Agjencitë federale të emigracionit veprojnë nën ombrellën e Department of Homeland Security, ku përfshihen edhe Shërbimi Doganor dhe Mbrojtja Kufitare, si dhe Patrulla Kufitare e SHBA-së.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi rrethanat e incidentit apo arsyet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa hetimet janë në vijim.



