
Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Graçanicë, ku Nehat Sollova nga Obiliqi pretendon se automjeti i tij është sulmuar me armë zjarri, teksa po udhëtonte drejt Gjilanit për të festuar Ditën e Pavarësisë me flamur kombëtar dhe plis.
Sipas Sollovës, automjeti i tij u bë shënjestër pikërisht për shkak të simboleve kombëtare, ndërsa ngjarja ndodhi në momentin kur ai po kalonte në zonën e banuar me komunitet serb në Graçanicë.
Megjithatë, Policia e Kosovës deklaroi se nga ekzaminimet e para nuk ka prova që makina të jetë goditur nga plumbat, pasi në karroceri nuk janë gjetur shenja të predhave. Hetimet për rrethanat e incidentit po vazhdojnë.
Pamjet dhe rrëfimi i plotë i Sollovës janë transmetuar nga **Klan Kosova**, ku ai tregon momentin që pretendon të jetë qëlluar.







