Një konflikt familjar është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 91-vjeçar dyshohet se ka goditur me sende të forta dhëndrin e tij.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur në kokë me sende të forta dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti familjar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu