Policia e Shtetit ka bërë publike informacionet zyrtare lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë, pak para ndeshjes Iliria – Skënderbeu, ku u raportua për një konflikt fizik mes lojtarëve të të dy ekipeve.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të stadiumit, konkretisht në dhomat e zhveshjes, ku futbollistë të Ilirisë dhe të Skënderbeut janë përplasur fizikisht. Si pasojë e konfliktit, një prej lojtarëve ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Policia sqaron se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit ‘Iliria–Skënderbeu’, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë futbollisti S. N.”

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar përgjegjësit dhe për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu