Ish Presidenti ka ofenduar kreun e SPAK duke iu drejtuar “Dumduman qen”.

Ndërkohë seanca është shtyrë për në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

yacht hotel sarande

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet foli për përplasjen e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta dhe me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe 2 prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO.

“Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi, pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa shtoi “ku kanë b*th me fol ata”.

Deputetja u shpreh se për të tërhequr vëmendjen nga krimi i strukturuar po kërkohet të bëhet show emocional.

“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë shoë politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.

Ku kanë b*th me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu