Milani ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseka pas barazimit 1-1 me Romën. Dhe gjetja e trajnerit të ri nuk ka vonuar, pasi do të jetë Serxho Konseisao që do marrë drejtimin.

yacht hotel sarande

Konseiaso ishte pa klub, që nga largimi prej Portos në verë. 50-vjeçari qëndroi për plot 7 vite te klubi portugez duke qenë aktor kyç.

 

Në Itali do të jetë eksperienca e parë si trajner, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lacios, Interit dhe Parmos.

Kështu nga Fonseka kalohet te një tjetër portugez. Kontrata e Fonsekës ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja dukej e pashmangshme.

24 ndeshje qëndroi në krye për të gjitha kompeticionet. Me Milanin fitoi 12 ndeshje, barazoi 6 dhe humbi po aq./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu