Javë e re, ide e vjetër. Edhe shumë e vjetër jo, por mbetet fakt që në “Casa Milan” kanë nisur audicionet për të gjetur drejtorin e ri sportiv i cili do t’i bashkohej klubit me efekt të menjëhershëm.-

Sot duhet të jetë dita vendimtare pasi administratori kuqezi, Xhorxho Furlani do të takojë Igli Taren, ish-drejtor sportiv i Lacios aktualisht pa një ekip dhe për këtë arsye i gatshëm të fillojë menjëherë punë. Ndryshe nga konkurrentët e shqiptarit për të cilët Milani do të ishte i detyruar të priste deri në fund të sezonit, për të ndërprerë ndonjë kontratë siç janë raste e Xhovani Sartorit dhe Toni d’Amikos, të lidhura respektivisht me Bolonjën e Atalantën.

SHQIPTARI FAVORIT – Situata te “Djalli” është pak a shumë si më sipër, të paktën kjo është ajo raporton “La Gazzetta dello Sport”, e cila sqaron se shqiptari pëlqehet para së gjithash sepse e njeh shumë mirë Serinë A dhe futbollin italian, duke qenë se ka pasur një eksperiencë shumë të gjatë në Itali si lojtar e trajner. Gjatë viteve të tij te Lacio, Tare mësoi të punonte me figura të vështira drejtuese (mbi të gjitha Lotito) dhe kjo është thelbësore, sepse te Milani punohet në grup. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë thuhet se është takuar me Xherri Kardinalen dhe Zlatan Ibrahimoviç në Londër një muaj e gjysmë më parë.

Tani do t’i mbetet Furlanit që të vlerësojë personalisht kandidaturën e tij dhe nuk përjashtohet që, nëse emërimi i radhës shkon mirë, së shpejti të kalojmë në hartimin e kontratave dhe nënshkrimin e tyre. Në fakt, Tare është një emër që i vendos dakord të gjithë edhe brenda Milanit. Ai është preferuar që në kohët kur drejtor teknik ishte Maldini, por asokohe shqiptari qëndroi te Lacio, sepse kishte dhënë fjalën. Edhe kohë më parë ishte dhënë si emër nga vetë Ibra që më në fund do ta ketë në krah për merkaton e verës. Një emërim i mundshëm i Iglit, do të rikthente Xhefri Monkadën në rolin e tij të vjetër, që është ai i zbuluesit të talenteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu