Të mërkurën priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës dhe Tiranë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Sipas informacioneve të inistitutit të gjeoshkencave në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)

yacht hotel sarande

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.


TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 24 °C
në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
në vendet malore: 11 / 19 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Nesër (e mërkurë, dt. 09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht ne bregdet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu