Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar parashikimin meteorologjik për pasditen e sotme, e enjte (1 janar), dhe për ditën e nesërme, e premte (2 janar), duke paralajmëruar temperatura të ulëta dhe rrezik për ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore të vendit.

Sipas IGJEUM, kushtet e motit pritet të krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, sidomos gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, për shkak të ngricave të mundshme në akse rrugore të ekspozuara.

Parashikimi i reshjeve

  • Sot pasdite: nuk priten reshje të konsiderueshme në territorin e vendit.
  • Nesër (2 janar):
    • Qarqet Shkodër dhe Kukës: priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
    • Qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër: reshje të dobëta deri mesatare.
    • Qarqet e tjera: reshje të dobëta.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, drejtuesve të mjeteve dhe strukturave përgjegjëse që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat me terren të vështirë dhe në rrugët malore, për shkak të rrezikut nga ngricat dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu