Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari thotë se 440 luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë që nga fillimi i pushtimit tokësor të Izraelit në Libanin jugor të hënën mbrëma.
Ai thotë se kjo shifer përfshin 30 komandantë.
Hezbollahu nuk ka thënë se sa nga anëtarët e tij janë vrarë.
Ne nje deklarate te fundit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e përshkruan sulmin me raketa te Iranit si “një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike në histori”.
“Asnjë vend në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë ndaj qyteteve dhe qytetarëve të tij dhe as Izraeli nuk do ta pranonte”
“Izraeli ka detyrën dhe të drejtën të mbrohet dhe t’u përgjigjet këtyre sulmeve – dhe ne do ta bëjmë këtë.”- deklaroi Netanyahu.