Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të shtetasit R. G, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mengjesit ku shtetas të paidentifikuar, hodhën në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorve.

yacht hotel sarande

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu