Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për atentatin mafioz në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se nga burimet policore i është konfirmuar që është identifikuar edhe personi i cili ka patur rolin e vëzhguesit dhe të informatorit brenda aeroportit dhe shumë shpejt mund të shpallet në kërkim. Sipas tij ai ka qenë fillimisht i maskuar me kapele dhe syze dhe ka qëndruar rreth një orë në aeroport. Gjithahstu hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ngjarje.

“Hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ekzekutimin e Gilmando Danit dhe plagosjen e Mustafa Sheqerit. Konfirmohet edhe personi që ka apsur roline vëzhguesit ka parkuar automjetin në parkingun e Rinasit fillimisht ka qenë i maskuar me kapele syze. Avioni është vonuar 40 minuta dhe Toyota që është përdorur nga autorët ka qarkulluar rreth 40 minuta në Rinas dhe personi tjetër që ka pasur rolin e vëzhguesit e informatori nga burime nga policia është identifikuar dhe mund të shpallet në kërkim. Ka qëndruar në ambientet e aeroportit. Ka vëzhguar çdo lëvizje të Danit e Sheqerit dhe ka informuar ekzekutorët. Ai ka parë të gjithë skenën e krimit. Më pas ka shkuar tek automjeti që kishte parkuar dhe më pas është larguar dhe ky me automjet pasi janë larguar 3 personat që ishin ekzekutorë. Ka dyshime të forta që ky person që ka ruajtur Danin dhe Sheqerin ka pasur sinjale që në momentin e parë nga aeroporti i Barcelonës. Informatori dhe ekzekutorët kanë qëndruar rreth një orë në aeroport”, tha gazetari në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu