Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka uruar kryebashkiakun Erion Veliaj me rastin e 36-vjetorit të lindjes, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ristani ka ndarë një foto nga dita e parë e ditëlindjes së Veliajt në Bashkinë e Tiranës, duke kujtuar një moment simbolik dhe shprehjet karakteristike të kryebashkiakut, të cilat, sipas saj, janë kthyer në filozofi pune për stafin.

Në mesazhin e saj, ajo tregon se për atë festë surprizë, stafi kishte mbledhur shprehjet më tipike të Veliajt dhe i kishte printuar në bluza, ndërsa e preferuara e saj mbetet fraza: “Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë”, si simbol i këmbënguljes dhe mosdorëzimit në punë.

“Kjo foto nga ditëlindja jote e parë në Bashkinë e Tiranës, për 36-vjetorin, më bën sot veçanërisht kuptim. Ishte një festë ‘surprizë’, ku lexonim njëri-tjetrin dhe fytyrat na ndriçonin shpresë”, shkruan Ristani, duke shtuar se përmes atij momenti kuptoi edhe keqinterpretimet mediatike për punën në bashki.

Në përmbyllje, ajo shprehet se e ka Veliajn “në mendje si çdo ditë” dhe se urimi nuk arrin të përmbledhë shpresën që ajo ka për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu