Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në ambientin e jashtëm të një lokali në Tiranë.

Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit, që ishte në pronësi të 44-vjeçarit Sotiraq Halili, në rrugën “Ramazan Gaxherri”.

Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha vendoset në burgun e Durrësit

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

Pronari i lokalit, 44-vjeçari Sotiraq Halili ka pohuar në polici se “nuk kam dijeni mbi personat që kanë vendosur lëndën plasëse. Nuk kam konflikte”. Ai ka mohuar të ketë konflikte por pista kryesore që policia po heton është ndonjë konflikt i mundshëm i tij.

“Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu