Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Fushë-Krujës. Makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, është hedhur në erë teksa ishte e parkuar në parkingun e një restoranti.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Range Rover” me targë KR 8778A ishte i ndalur në parking, ndërsa dyshohet se eksplozivi është vendosur dhe aktivizuar nga një rrugicë pranë lokalit, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, duke shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Përveç “Range Rover”-it, edhe një fuoristradë tjetër e parkuar afër ka pësuar dëmtime materiale si pasojë e valës shpërthyese.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime intensive për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu