Ofendimet e opozitës në drejtim të deputetit të maxhorancës, Erion Braçe detyruan kryetaren e Kuvendit, Elisa Spioropali të ndërpriste seancën plenare, ku prej disa orësh tashmë opozita ka ngritur furtunë në gotë për një projekt/ligj që fal gjobat për ndërtime pa leje në zonat rurale. Socialistët kërkuan shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, por opozita e kundërshton me argumentin se nuk është njohur me materialin.
Një batutë e deputetit Braçe për dukjen hipotetike të koleges demokrate si ruse, bëri që shumë minuta më vonë ajo të merrte fjalën në foltore dhe t’i drejtohej me fyerje të rënda atij lidhur me pamjen fizike.
Deputeti Braçe dhe te tjere socialiste nisen te braktisnin sallen ndersa kreu i grupit parlamentar te PS, Niko Peleshi tha se opozita duhet te kerkonte falje.
Kryetarja mbylli seancën mes zhurmës së deputetëve opozitarë që shkuan në foltore dhe hodhën ujë.
Opozita kishte kerkuar interpelance me ministren e arsimit, Ogerta Manastirliu e cila nuk ndodhej ne salle kur i erdhi radha ne rendin e dites.