Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, uroi besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve.

“Krishti u ngjall!”

Në këtë ditë feste për besimtarët ortodoksë dhe katolikë, Balla ka bërë një urim të veçantë për të gjithë të krishterët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë.

“Ky urim përcjell mesazhin e ringjalljes, të shpresës dhe të paqes, në një kohë kur vlerat e bashkëjetesës dhe solidaritetit janë më të rëndësishme se kurrë. Ne shqiptarët kemi një bekim të madh përmes harmonisë fetare. Qoftë e bekuar Shqipëria jonë europiane.”

Sipas traditës, ministri ishte sot mes drejtuesve të lartë të shtetit dhe politikanë e personalitete që morën pjesë në pritjet e komunitetit ortodoks dhe katolik në Tiranë.

I shoqëruar nga vajza dhe bashkëshortja, ministri Balla vizitoi katedralen “Ngjallja e Krishtit“, Tiranë, ku i shprehu Kryepiskopit Joan urimet për Pashkë, si dhe në Katedralen Katolike të Shën Palit në pritjen e organizuar nga Kryeipeshkvi Mitropolit Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu