Një emigrant maroken u vetëvra në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj.

42-vjeçari Hamid Badui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve. Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga. Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty.

“Më mirë në një burg sesa në atë kamp”,-ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij. Një reagim të ashpër ka bërë edhe organizata e të drejtave të njeriut “Amnisty International Italia” që thotë se modeli “Meloni” sjell vuajtje dhe vdekje./Koha Jonë

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu