Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është transportuar në orët e para të mëngjesit në Spitali i Traumës, pasi u godit në kokë nga një bombol gazi gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministria.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Lapaj deklaron se pas mesnate dhjetëra forca janë sulur mbi protestuesit, duke e cilësuar ngjarjen si dhunim të së drejtës së tij kushtetuese për të protestuar. Ai shprehet se, në momentin e incidentit, nuk është larguar nga vendi i protestës, por ka nisur të filmojë veprimet e forcave të rendit, ndërsa nga ndërhyrja e tyre është goditur nga një prej ngrohëseve.

“Ndodhem në Spitalin e Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do të kthehem në shesh. Unë nuk të kam frikë”, shkruan Lapaj, duke bërë drejtpërdrejt përgjegjës kryeministrin Edi Rama për atë që ndodhi gjatë protestës.

Ai e cilëson kryeministrin si “kreun e një bande” dhe shton se përgjegjësia për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve do të bjerë mbi të. Në fund të reagimit, Lapaj u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër, siç i quan ai, “hajdutëve”, duke paralajmëruar vijimin e protestës edhe pas daljes nga spitali.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer në vëmendje tensionet mes opozitës së re dhe qeverisë, si dhe mënyrën e trajtimit të protestave në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu