
Alban Dervishi është i pari shqiptar që merr gradën e kapitenit të parë dhe që komandon që nga 27 qershori anijen USS Pearl Harbor, anije e flotës luftarake të SHBA-ve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzoi sot Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor.
Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar.
Ky ishte një moment historik dhe rëndësishëm në karrierën e tij.
Pearl Harbor është një emër shumë domethënës sepse lidhet me vendin ku Amerika u përfshi në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit të famshëm japonez.
Dervishi është larguar nga Shqipëria në moshën 15-16 vjeç në vitet e gjimnazit, është shkolluar në SHBA, ka punuar në flotën ushtarake amerikane në Paqësor dhe në Mesdhe dhe tani do të jetë drejtuesi i një anijeje ushtarake amerikane./atsh