Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë. Madje, këtë fundjavë pritet që temperaturat të arrin deri në 38 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës.

yacht hotel sarande

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Të dielln parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ditë më parë, IHMK-ja pati paralajmëruar se situata meteorologjike mund të krijojë kushte për alarm të kuq shkaku i të nxehtit të madh. Është bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për t’u mos u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe të qëndroni brenda veçanërisht nga ora 10:00 deri 17:00.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizim të orarit të punës për disa kategori.

Nga 13 e deri më 20 korrik lirohen nga puna gratë shtatzëna, por në rast të pamundësisë së lirimit të njëjtat punojnë nga shtëpia.

Po ashtu qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera./KTV,RTV21

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu