Një 63-vjeçar dyshohet se ka pirë fostoksinë përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bëhet fjalë për Pal Trashajn, i cili është një nga viktimat e Micro Credit Albania.

yacht hotel sarande

63-vjeçari ka kërkuar të takojë përfaqësues të SPAK-ut. Ai është parë në hyrje të godinës me një çantë me dokumente në dorë. Aktualisht ai ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më herët RTSH-ja ka intervistuar Trashajn, i cili ka treguar historinë se si u fundos me mikrokredi nisur nga një kredi të cilën e pati shlyer në një bankë të nivelit të dytë. Paratë ishin vjedhur nga punonjësit, të cilët u dënuan për këtë vepër.

Por Pal Trashaj rezultonte debitor dhe kredia e tij u shit tek Micro Credit Albania, e cila e rriti edhe më tepër shumën. Trashaj e kishte paralajmëruar këtë akt të rëndë duke treguar se nuk kishte më zgjidhje tjetër.

“Jemi shkatërruar,” tha ai në intervistën për RTSH-në.

MCA la pas shumë viktima, të cilët janë të detyruar të paguajnë kreditë e rritura fiktivisht.

/rtsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu