Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare lidhur me organizimin e forcës rezerviste. Ai prezantoi projektligjin e ri me të cilin, qeveria synon rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve të mobilizueshme.

Shqipëria po kërkon të ndjekë modelet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s.
2200 rezervistë deri në 2030-ën, duke synuar rritjen e numrit të komponentit rezervist deri në 2️0%  të forcës active.

yacht hotel sarande

Vengu theksoi se, projektligji jep instrumentet për të pasur një forcë rezerviste tërheqëse për ata, në Shqipëri dhe Diasporë, që dëshirojnë të kontribuojnë në sigurinë e vendit. Sipas tij kjo do të mundësojë ngritjen e një trupe rezerviste bashkëkohore, në përputhje me kërkesat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu