Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar rreth orës 14:00 të ditës së djeshme tek Komuna e Parisit në Tiranë, ku efektivi i Policisë, Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, duke qëlluar me disa plumba drejt tij.

Burime bëjnë me dije se motivi i krimit ka qenë tradhtia, pasi Erjon Goxhara kishte zbuluar se bashkëshortja e tij kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me kolegun e saj të punës, Lorenc Kostën, edhe ky i martuar.

yacht hotel sarande

Romancën e gruas së tij me 45-vjeçari mësohet se efektivi Erjon Goxhara e kishte marrë vesh që në muajin Korrik, pasi kishte kërcënuar në telefon Loren Kostën.

Burime bëjnë me dije se para grupit hetimor edhe bashkëshortja e efektivit të Piolicisë ka pranuar lidhjen jashtëmartesore me Lorenc Kostën.

Ndërkohë, mësohet se efektivi Erjon Goxhara, pasi e plagosi me disa plumba 45-vjeçarin, e ka filmuar të plagosurin me telefon dhe më pas videon ia ka dërguar kunatit të tij, po ashtu efektiv policie, duke i treguar për krimin e kryer.

Gjithashtu, pas ngjarjes polici ka telefonuar edhe djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut.

Sipas të dhënave të mësuara pranë grupit hetimor, gjatë kohës që ishte në taksi duke udhëtuar drejt Dajtit, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se më mirë vras vetën se të kalbem në burg.

Ky fakt u konfirmuja ditën e djeshme edhe nga drejtuesi i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili deklaroi se kishte biseduar me autorin dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Pasi është marrë njoftimi se polici po lëviz në zonën e Freskut disa agjentë policie të veshur civil e kanë pikasur, por ai është larguar me vrap, duke iu humbur nga sytë.

Erjon Goxhara, me detyrë efektiv në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”./Lajmifundit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu